Video/ Justin Bieber pëson paralizë fytyre, ja nga çfarë vuan
Shkruar nga Liberale
Këngëtari i famshëm, Justin Bieber ka pësuar një paralizë të përkohshme të fytyrës, e quajtur si sindroma "Ramsay Hunt". Lajmin e ka bërë vetë ai me një video në Instagram.
Për shkak të kësaj, ai u detyrua të anulonte datat në turneun e tij botëror “Justice”.
“Natyrisht siç mund ta shihni fytyrën time. Unë kam këtë sindromë të quajtur “Ramsay Hunt” dhe është nga ky sindromë që sulmon nervat e veshit tim dhe nervat e fytyrës sime dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë”, tha këngëtari kanadez.
"Daily Mail" shkruan se, sipas klinikës Mayo, humbja e dëgjimit dhe paraliza e fytyrës e lidhur me sindromën “Ramsay Hunt” është e përkohshme, megjithatë, mund të bëhet e përhershme.