VIDEO/ Bebe Rexha "e djeg" në fejesën e vëllait, mbulon çiftin me para
Shkruar nga Liberale
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është parë të shijojë dhe të argëtohet pafund në fejesën e vëllait të saj.
Në fejesën e organizuar nga familja Rexha, nuk kanë munguar traditat shqiptare. Në një moment, këngëtarja u pa duke i hedhur çiftit shuma të majme me para, gjest ky i cili praktikohet kudo në trojet shqiptare.
Në videon e publikuar në Instagram, shihet sesi Bebe Rexha iu hedh para çiftit, duke treguar se është një shqiptare e vërtetë, me tradita e zakone tipike.