Showbiz

Video/ Arjan Konomi tregon pse nuk mori pjesë në Big Brother: E kam rrogën më të lartë në "Përputhen"

Shkruar nga Liberale
Video/ Arjan Konomi tregon pse nuk mori pjesë në Big Brother: E kam
Opinionisti i "Përputhen", Arjan Konomi ka reaguar pas deklaratës së moderatorit Blendi Salaj, i cili shprehej se ai e ka ëndërr të jetë opinionist në “Big Brother VIP”. Konomi ka vendosur t'i përgjigjet me një video në Instagram, ku tregon se ftesën për opinionist e ka marrë, por nuk ka pranuar pasi ka një pagë më të lartë në "Përputhen". "Ky tipi ka qenë opinionist në Big Brother disa vite pas meje dhe pasi e çoi grop, më rithirën edhe një herë mua për të qenë opinionist. Por pavarësisht kësaj, më thanë që edhe Zhaklina ishte shprehur që sipas saj unë e kam ëndërr të jem opinionist në Big Brother. Jo për këta të dy, por për qindra mesazhe dhe komente që më pyesin, dua t’ju përgjigjem pse nuk jam në Big Brother. Është një çështje shumë e thjeshtë. Në Big Brother si opinionist ke një kontratë 100 ditore që mund të zgjasë edhe disa javë. Në Përputhen kam një kontratë 1 vjeçare. Prandaj interesi për mua në Përputhen është më i madh pasi paga që marr është shumë herë më e lartë sesa ajo opinionistit të Big Brother", tha Konomi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH