Shumë ulje-ngritje kanë pasur personazhet e Big Brother Vip gjatë rrugëtimit të tyre në këtë edicion. Mes tyre edhe Luizi me Kristin, të cilët janë përpjekur të kenë marrëdhënie miqësore mes tyre, e herë të tjera janë ofenduar dhe kanë pasur debate të forta.
Tashmë që lojtarët po pakësohen dhe të vetmit që janë prej nisjes së spektaklit janë vetëm 3 Luizi, Dea dhe Krisi, shpesh ata kanë sulmuar njëri-tjetrin. Me rikrijimin e grupit LEK, Kristi dhe Dea janë afruar dhe duket se po mbështesin njëri-tjetrin në lojë, gjë që ka shkaktuar debate me Luizin.
Në këtë situatë, nuk kanë mbetur pa u përfshirë edhe familjarët jashtë, ndërsa babai i Kristit, artisti Robert Aliaj ka pasur një sherr me ndjekësit virtual.
“Përparësia e shpirtërores mbi atë materiale që Sudja mashkullore këtu nuk kupton, është njohja që materialja dhe arritjet e jashtme nuk sjellin përmbushje ose lumturi të qëndrueshme dhe kuptimplotë. Në të kundërt, dimensioni shpirtëror i jetës shpesh përfshin kultivimin e cilësive të tilla si mirënjohja, ndjeshmëria dhe mençuria, të cilat mund të sjellin përmbushje më të thellë dhe më të qëndrueshme. Shpirtërorja përfshin lidhjen me të tjerët në mënyrë kuptimplote, reflektimin mbi vlerat dhe besimet e dikujt dhe të jetuarit në përputhje me parimet etike”- shkruhet në një postim në ndarë në llogarinë zyrtare të Kristit në Instagram.
Kjo ka bërë që komentuesit, mbështetës të këngëtarit të shajnë Kristin, duke sjellë reagimin e Robertit, që për hir të së vërtetës nuk është kursyer.
“Njeri kot, pa profesion, pa ide, vetëm sa të hajë aty, njeri lyff dhe koti”, shkruan ndjekësi, i cili ka marrë një përgjigje të ashpër nga personat që menaxhojnë llogarinë e Kristit në Instagram.
“Hudhi ndonjë para Sudes se ka dalë të lypë Gofoundme. Vetëm ju injorantët dhe parzitët pabuksë jeni me Luizin”, shkruhet në përgjigjen e Instagramit të Kristit./Liberale.al