Aktualitet

Ushtruan dhunë ndaj 19-vjeçares, arrestohen burri e vjehrri në Mat

Shkruar nga Liberale
Ushtruan dhunë ndaj 19-vjeçares, arrestohen burri e vjehrri në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në Mat.

Raportohet se Driland Ziba dhe Bestar Ziba, kanë dhunuar 19-vjeçaren, nusen e shtëpisë.

Bëhet me dije se Bestar 57-vjeç dhe Driland Ziba 29-vjeç , babë e bir janë arrestuar nga policia për dhunë në familje.

E reja ka marrë dëmtime të shumta në trup nga dhuna që iu ushtrua nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Driland Ziba dhe vjehrri i saj Bestar Ziba.

Mat-Informacion-

Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH