Aktualitet

UNIVERSITAS hapet me: Arbitrariteti i interesit publik

Shkruar nga Liberale
UNIVERSITAS hapet me: Arbitrariteti i interesit publik

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Arbitrariteti i interesit publik”.

Gati në të gjitha sistemet politike politikanët janë të zellshëm për të pretenduar se punojnë për ‘të mirën e përbashkët’ ose për ‘interesin publik’. Nocioni i interesit publikështë shumë i rëndësishëm për idealin demokratik të një ‘qeverie për popullin’. Por ideja e interesit publik paraqet një sërë vështirësish teorike, siç do ta shohim më poshtë”, shkruan Mile.

Më pas do gjeni një Analizë me titull: "A mund të rimëkëmbet Turqia nga pasojat e sundimit të Erdogan?" ngaMichael Rubin. 

Për t'u pasur nga një OP-ED nga Franco Venturini me titull: "Ish BRSS: Jo vaksët vijnë nga e shkuara", përkthyer nga Eugjen Merlika.

Një tjetër OP-ED do gjeni në suplementin Universitas me titull: "A i donte Stalini fëmijët po aq sa xhaxhi Enver", nga Tim Judah. 

Campus do gjeni: "Botimet më të spikatura të UET PRESS, që kërkohen nga lexuesit në Panairin e Librit" dhe "Ajo që studentët thonë se duan nuk është gjithmonë ajo që ata duan në të vërtetë".

Prej 3 ditësh shtëpia botuese UET PRESS pret lexuesit në stendën e saj në Panairin e 24-ët të Librit në Pallatin e Kongreseve. Ajo ofron mbi 50 tituj të rinj, botime të vitit 2021, pjesë e kolanave të ndryshme që ka kjo shtëpi botuese, me një tërësi idesh e gjinish letrare, nga letërsia artistike, te jetëshkrimet e deri te studimet e librat me natyrë akademike.

Dhe për ta mbyllur me një OP-ED nga Anders Aslundme titull "Përballja me luftën e re hibride të Kremlinit në Evropë". /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH