Globi

U lirua nga paraburgimi pas sulmit në Banjskë, kreu i opozitës serbe: Radoiçiç ka marrëveshje me Vuçiç

Shkruar nga Liberale
U lirua nga paraburgimi pas sulmit në Banjskë, kreu i opozitës

Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë, partisë më të madhe opozitare serbe, Zdravko Ponosh, është shprehur se Milan Radoiçiç është liruar nga paraburgimi edhe pse dyshohet për organizimin e sulmit në Banjskë pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet në Serbi.

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiç për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur mes tij dhe qeverisë së Serbisë. Besoj se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur”, tha Ponosh për median serbe “Danas”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH