Aktualitet

U dëmtuan nga tërmeti, lista e pallateve që do shemben në Kombinat

Shkruar nga Liberale
U dëmtuan nga tërmeti, lista e pallateve që do shemben në

Paraditen e sotme, Bashkia e Tiranës zhvilloi një dëgjesë publike me inxhinierë dhe ekspertë për të dhënë vlerësimin e tyre nese duhen prishur dhe rindertuar nga e para, disa nga pallatet në Kombinat, të cilët u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga tetë pallatet e para të marra në shqyrtim, shtatë prej tyre do të duhet të rindërtohen nga e para, pasi kostoja e rikonstruksionit të tyre e kalon 70 për qind shumën që do të duhej për ta bërë nga e para, ndërsa një pallat i ndërtuar pas viteve 90 do të rikonstruktohet.

Lista e pallateve

Bazuar në Aktin Normativ nr. 9 datë 16.12.2019, “Për përballimin e Pasojave të Fatkeqësisë Natyrore”, për këto projekte është kryer oponenca teknike edhe nga ana e Institutit të Ndërtimit, i cili pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit, ku është arritur në përfundimin se:

– “PALLATI 149”, Rruga “Llazi Miho”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 106.6% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

-“PALLATI 151”, Rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri; Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 98 % të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

-“PALLATI 155/1”, Rruga “Llambi Bonata, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 86.2% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para

– “PALLATI 157”, Rruga “Hamdi Cenoimeri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri; Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 95.6% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para

-“PALLATI 160”, Rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 77.7% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para;

– “PALLATI 165, 165/1, 165/2, dhe 165/3”, Rruga “Tanush Frashëri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij palli shkonte në 84.9% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para;

-“PALLATI 174”, Rruga “Hamdi Cenoimeri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 92.9% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

Projekti i ndërtimit të këtyre pallateve të reja do të hartohet në përputhje me Eurokod 8 për nivelin e performancës për rastin e efekteve sizmike.

Ndërkaq, në bazë të akt ekspertizës së thelluar për objektin “PALLATI Nr. 10 / Hapësira X” Rruga “Sokrat Miho”, bazuar në studime, prova laboratorike dhe analiza strukturore të plota rezultoi se godina duhet të ripërforcohet dhe rikonstruktohet. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shhkon në 8.2% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH