Një tërmet me fuqi 5,2 ballë sipas Rihterit ka goditur rrethin Gazipaşa në Antalya të Turqisë jugperëndimore.
Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ka ndodhur në ora 15:44 me kohën lokale, në ujërat e Mesdheut pranë rrethit Gazipaşa.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 77,58 kilometrash.
Në një njoftim tjetër, AFAD tha se deri më tani nuk është bërë denoncim për ndonjë situatë negative.
Kujtojmë që Turqia ka qenë një vatër lëkundjesh kohët e fundit. Vendi u godit nga dy tërmete të forta këtë vit, një në qytetin perëndimor të Izmirit që vrau 117 njerëz, dhe një tjetër në provincën Elazığ, që u mori jetën 41 njerëzve.