Globi

Tronditet sërish Serbia/ E mitura plagos me thikë nxënësin dhe mësuesin

Shkruar nga Liberale
Tronditet sërish Serbia/ E mitura plagos me thikë  nxënësin

Vetëm një ditë pas masakrës me 9 viktima në shkollën "Vladislav Ribnikar” në Vraçar, Serbia është tronditur sërish nga një sulm i rëndë.

Një vajzë ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në një shkollë fillore në Serbi. Nga raportimet paraprake, bëhet me dije se vajza është neutralizuar me ndërhyrjen e policisë e cila më pas është shoqëruar menjëherë në komisariat, shkruajnë mediat serbe.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në shkollën fillore 'Ruber Boskoviç'. Raportohet se 15-vjeçarja është ish-nxënëse e kësaj shkollë. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH