Globi

"Tradhtar", vidhet hiri i Gandit në 150 vjetorin e lindjes

Shkruar nga Liberale
"Tradhtar", vidhet hiri i Gandit në 150 vjetorin e lindjes

Në 150 vjetorin e lindjes, një  grup hajdutësh vodhën hirin e mbetur të ish-liderit të Indisë, Mahatma Gandi. Hiri u mor nga një memorial në një lokalitet në qendër të Indisë, ku mbahej që prej vitit 1948, që nga viti kur Gandi u vra nga një ekstremist hindu’.

Pasi morën hirin, hajdutët lanë një mbishkrim, duke shkruar  “tradhtar” me spraj jeshil në fotografitë që portretizojnë liderin e pavarësisë.

Disa ekstremistë hindu’ e shohin Gandin si një tradhtar për mbrojtjen që u ka bërë hinduve myslimanë.

Policia në lokalitetin Reua konfirmoi se ka nisur hetimet mbi vjedhjen, që mund të ketë si synim prishjen e paqes në vend.

Mahatma Gandi udhëhoqi një rezistencë paqësore kundër kolonializmit britanik në Indi, duke frymëzuar njerëz në mbarë botën./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH