Një hetim i "The Guardian" tregon se shumë prej njerëzve që i drejtohen Katarit për punë, përballen me “stresin e nxehtësisë“.
Autoritetet e Katarit, ashtu si dhe vende të tjera të Gjirit, janë zotuar t`i mbrojnë punëtorët nga dëmtimet që lidhen me nxehtësinë përmes një rregulloreje që ndalon punën në ambientet e jashtme mes orës 11:30 dhe 3 të drekës. Ky ndalim duhet të hynte në fuqi nga mesi i qershorit deri në gusht.
Megjithatë, "The Guardian" thotë se masa në fjale nuk i mban punëtorët të sigurt. Në orët jashtë kësaj fashe të përcaktuar nga rregullorja, kushdo që punon në në ambiente të hapura mbetet i ekspozuar ndaj niveleve potencialisht fatale të nxehtësisë gjatë periudhës qershor-shtator.
Kardiologët shprehen se ky lloj ekspozimi po çon në një numër të madh vdekjesh çdo vit./Gazeta Liberale