Globi

Të porsalindurit po vdesin në spitalin më të madh të Gazës për shkak të mungesës së oksigjenit dhe karburantit

Shkruar nga Liberale
Të porsalindurit po vdesin në spitalin më të madh të

Spitali më i madh në qytetin e Gazës , Al-Shifa, është pothuajse jashtë funksionit që nga mëngjesi i së shtunës, pasi për shkak të granatimeve dhe luftimeve në zonën e gjerë, nuk është e mundur të furnizohet me karburant për gjeneratorët, ndërsa furnizimi me energji elektrike është vazhdimisht i ndërprerë.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite, i cili foli për "Sky News" të dielën, më 12 nëntor, ka një gatishmëri nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për transferimin e foshnjave nga spitali në një vend të sigurt, megjithatë, që nga mëngjesi i së shtunës, kur u njoftua në emër të palestinezëve vdekja e 3 të porsalindurve deri sot e hënë,  nuk ka ndodhur asgjë. Disa prej foshnjave në pavijonin e neonateve të spitalit po u jepej oksigjen me dorë, ndërsa raportet e tjera të mediave thanë se ata ishin vendosur të gjithë së bashku për t'i mbajtur të ngrohtë, me stafin që vendoste legena me ujë të ngrohtë pranë tyre.

Çështja e transferimit është në negociata , ndërkohë që ka mosbesim nga ana e banorëve të qytetit të Gazës për sigurinë e foshnjave, si dhe të gjithë personave që mbeten në spital për çfarëdo arsye, pasi pala izraelite ka pretenduar herë pas here që organizata terroriste Hamas ka strehë nën spitale. Kështu, mendohet se transferimi i foshnjave do të jetë dera e pasme për hyrjen e ushtrisë izraelite në spitalin Al-Shifa, për të lokalizuar terroristët që thuhet se fshihen nën ose brenda tij.

Sipas kirurgut Dr. Marwan Abusada, përveç 3 foshnjave që vdiqën të shtunën, 36 të tjerë ishin në rrezik të madh, ndërsa theksoi se nëse situata do të mbetej e njëjtë, fëmijët do të vdisnin. Ndër humbjet tragjike të fundjavës janë edhe 10 pacientë të tjerë. Në spital, ku ushqimi po mbaron gradualisht, qindra njerëz janë ende të shtruar.

Gjysmëhëna e Kuqe, ekuivalenti i Kryqit të Kuq në Lindjen e Mesme, ka njoftuar se një spital tjetër në qytetin e Gazës nuk mund të funksionojë për shkak të mungesave, vdekjeve dhe granatimev , duke lënë të gjithë Rripin e Gazës me mundësi minimale mjekësore, të pamjaftueshme për menaxhimin e situatave. Pak ditë më parë një grua shtatzënë foli për "The Guardian" dhe theksoi se nuk kishte spital apo vend tjetër për të lindur, ndërkohë që prej ditësh gratë shtatzëna i nënshtrohen operacionit cezarian pa anestezi.

Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët e tyre tashmë kanë hapur korridore të sigurta përmes të cilave qytetarët do të mund të dalin nga tre spitale që janë në zona kufitare, por populli nuk u beson garancive të tyre.

Herët të hënën, më 13 nëntor, agjencia e lajmeve Reuters publikoi një artikull sipas të cilit një tank ndodhet në hyrje të spitalit Al-Shifa, ndërsa sipas kryeministrit të Izraelit Netanyahu, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze refuzoi ofertën për 300 litra naftë, duke vënë në dukje se Al-Shifa ka nevojë për mijëra litra karburant në ditë, të cilat në çdo rast duhet të dorëzohen nga një organizatë ndërkombëtare neutrale.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së deri para dy ditësh thoshte se çdo dhjetë minuta vdes një fëmijë në Gaza./marieclaire.gr- Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH