Aktualitet

SPAK 'rrëzon' OFL, heq sekuestron për 48 pasuri

Shkruar nga Liberale
SPAK 'rrëzon' OFL, heq sekuestron për 48 pasuri

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar Operacionin Forca e Ligjit, duke i hequr vendimin e sekuestros për 48 pasuri nga 148 të të dërguara për vlerësim.

Në njoftimin e SPAK thuhet se 15 pasuri që është vendosur për t'i hequr sekuestrimin janë të paluajtshme dhe 33 automjete. Sipas SPAK, thuhet se bllokimet janë bërë në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Gjithashtu janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.

Ndërkohë brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesave te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për 28 pasuri, nga të cilat 19 të paluajtshme dhe 9 automjete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH