Globi

Skocia sërish në ”Lock-Down”, shkollat të mbyllura deri në shkurt

Shkruar nga Liberale
Skocia sërish në ”Lock-Down”, shkollat të mbyllura

Skocia është futur sërish në ”Lock-Down” këtë fillim viti 2021 për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ndërsa mutacioni i ri i virusit është duke qarkulluar nëpër Evropë.

Kryeministrja Nicola Sturgeon lajmëroi masat e reja, që parashikonin mbylljen e shkollave deri në shkurt si dhe daljen nga banesat të qytetarëve vetëm për nevoja emergjente e të domosdoshme.

Sipas saj këto masa janë sakrifica që duhen bërë për shkak se duhet mbrojtur stafi shëndetësor dhe vetë popullësia prej COVID-19.

Nga ana tjetër në Skoci deri më tani janë vaksinuar 100 mijë banorë me dozat e para, teksa deri në fund të janarit pret të marrë edhe 900 mijë. Kryeministrja ka garantuar se deri në fund të pranverës do të vaksinohen 2.5 milionë skocezë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH