Të gjithëve na ka ndodhur që gjatë ditës të paktën një herë ka vuajtur nga një problem i tillë pra nga era e keqe e gojës.
Ka shumë arsye që na çojnë te kjo “problematikë” disa i kemi renditur dhe më poshtë.
Shkaktarët kryesorë janë era që ndihet gjatë urisë ose pas ngrënies së bukës, ushqimet e tilla si mishi i kuq, peshku, djathi dhe produktet e qumështit si pasojë e ndikimit mes këtyre ushqimeve dhe bakterieve. Gjithashtu edhe ushqimet si qepa, hudhra, që përmbajnë sulfur apo alkooli, cigarja dhe kafeja.
Përbërësit që ulin aromën e pakëndshme të frymëmarrjes
– Majdanozi i freskët
– Rrëshira
– Shpëlarës antibakterial
– Jogurti i freskët
– Shpëlarja më soda
– Vaji i mentes
– Farat e koprës
Përtypni një karrotë, pak selino ose një kokërr mollë.
Një stomak i boshatisur shkakton aromë të keqe goje, prandaj këto që përmendëm më lart janë fantastike për ta eleminuar.
Hani shumë perime
Perimet, kryesisht jeshillëqet janë të pasura me klorofil, që gjithashtu vepron në mënyrë të shpejtë për heqjen e aromës së pakëndshme.
Zhdukni alkolin dhe merrni një gotë ujë
Duke e mbajtur gojën të hidratuar, e pastroni atë nga mbetjet e ushqimeve dhe qelizat e vdekura. Përpos kësaj, konsumimi i shpeshtë i ujit është thelbësor edhe për proceset e tjera të metabolizmit tonë.