Sociale

MOTI i keq/ Stuhi dhe reshje të dendura SHIU në Vlorë, pezullohet lundrimi detar

Shkruar nga Liberale

MOTI i keq/ Stuhi dhe reshje të dendura SHIU në Vlorë, pezullohet

Vlora është përfshirë nga një mot i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Kapiteneria e Vlorës bën me dije se gjatë kësaj dite, që nga ora 08:00, një erë me shpejtësi deri në 15-20 m/s në drejtimin jug-jug-lindje dhe veri-veri-perëndim ka bërë që dallgët e detit, në forcën deri 6-7 ballë, të arrijnë në lartësinë deri në 2.00 metra.

Për këtë arsye, është marrë vendimi që të ndalohet pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur, nga paraditja e sotme deri në pasditen e së martës, për të shmangur çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë këshilluar të marrin masa për sigurimin e tyre. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 16:00 të datës 24.12.2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH