Sociale

Si do tërhiqen pensionet duke filluar nga 1 prilli, disave u bie që të shkojnë në një qytet tjetër

Shkruar nga Liberale
Si do tërhiqen pensionet duke filluar nga 1 prilli, disave u bie që

Ekspertja e njohur e ekonomisë, Teuta Nunaj ka folur në media për zhvillimet e fundit për pensionistët. Si fillim, Znj.Nunaj dha lajmin se duke nisur nga data 1 prill 717 mijë të moshuar do t’i tërheqin paratë nga bankomatet.

Sipas saj, nga kjo datë të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare dhe do jenë llogari pa kosto, janë bazike, janë të detyrueshme për tu realizuar, pra duhet që të kenë kartën e bankës.

Sipas saj, individët që janë mbi 75 ose mbi 80 vjeç që jetojnë në zona rurale është më e vështirë dhe pa menduar për kategori që nuk kanë mundësi që të lëvizin vetë, por do autorizojnë dikë tjetër përmes një prokure.

Nga ana tjetër, Teuta Nunaj paralajmëron dhe rritje pensionesh. Sipas saj, reforma në administratën publike për rritjen e pagave, që nënkupton edhe rritje të kontributeve, do të ndikojë te rritja e pensioneve.

“Parashikimi nga ana e qeverisë është që procesi i ri i shpërndarjes të filloj nga data 1 prill 2024. Kur kemi të bëjmë me një proces të ri ai në fakt ka edhe vështirësitë e veta, pasi banka do jetë institucioni që do të realizoj shpërndarjen e pensioneve, kur deri më sot janë shpërndarë nga posta shqiptare.

Nga data 1 prill të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare dhe do jenë llogari pa kosto, janë bazike, janë të detyrueshme për tu realizuar, pra duhet që të kenë kartën e bankës. Ne kemi mbi 700 individë që përfitojnë jo vetëm pension, por edhe ndihmë sociale.

Të gjithë ata që do përfitojnë para nga buxheti shtetit do kalojnë përmes një sistemi të tillë shpërndarje.

E vështirë do jetë në dy plane, e para lidhet me aftësinë e individëve për të qenë të aksesueshëm në përdorimin e të dhënave të tyre bankare dhe e dyta është kultura financiare.

Unë them se nuk janë bërë disa parapërgatitje, mirë do ishte një fushatë që të ndërgjegjësonte qytetarët dhe kjo nuk bëhet as me një javë dhe as me dy, por kërkon kohë. Kjo formë e re do funksionojë në qytete dhe ata individë që janë ambientuar me tërheqjen e llogarive bankare.

Individët që janë mbi 75 ose mbi 80 vjeç që jetojnë në zona rurale është më e vështirë dhe pa menduar për kategori që nuk kanë mundësi që të lëvizin vetë, por do autorizojnë dikë tjetër përmes një prokure.

Duhet që të kishte një periudhë parapërgatitore. Është njësoj si kur u futën telefonat inteligjent dhe kishte disa të moshuar që i përdornin dhe shumica nuk dinte që ti përdorte dhe kjo e erdhi gradualisht.

Pra, janë procese që kanë vështirësi. Pastaj ka individë që mund të mos kenë asnjë degë banke aty ku ata jetojnë në zona rurale dhe kështu i bie që të shkojnë në një qytet tjetër,” tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH