Rreth 1.300 vjet më parë u bë një përpjekje për të ndryshuar konturet fetare të Evropës me luftë. Kjo përpjekje përfundimisht u pengua në Betejën e Tours, në vitin 732 të erës sonë, në luftën midis frankëve dhe ushtrisë arabe. Fitorja i dha Charles Martel njohjen historike si "Martel", për goditjen e pamëshirshme ndaj forcave armike.
Shumë historianë besojnë se po të kishte dështuar në Tours, Islami ndoshta do të kishte pushtuar Europën së bashku me pjesën tjetër të territoreve të krishtera perëndimore. Nëse Marteli nuk do ta kishte ndalur agresionin islamik, ushtritë nga bota më e madhe arabe - mund të kishin sunduar nga Roma deri në Skandinavi. Midis shekujve 8-10, pushtimi i Spanjës, Portugalisë, Siçilisë dhe Maltës përfaqësoi një kthesë reale të mundshme në historinë evropiane, por 'Revolucioni i Gjelbër' nuk mundi kurrë të përparonte përtej kufijve jugorë.
Edhe në Mesjetë pushtimi turk i Ballkanit pati ndikimin fetar. Pas pesë shekujve të pushtimit turk, popullsia shqiptare, por edhe ajo boshnjake, u shndërrua në shumicë myslimane.
E ndërsa nga pushtimet e shumta kanë qenë të detyruar të ndryshojë fenë, shqiptarët dallohen sot në kontinent dhe në mbarë botën për harmoninë e tyre fetare. Por nuk ndodh e njëjta gjë në Europë. Sot shumë parti nacionaliste anti-islamike dhe anti-emigracion po fitojnë kapital politik.
Në Britani, laburistët fituan 411 nga 650 vende - dhe 25 myslimanë u betuan në Parlamentin e ri, nga 19 në 2019. Në Francë, e djathta nacionaliste anti-islamike, anti-emigracion u godit nga një koalicion partish të krahut të majtë; trazirat shpërthyen menjëherë pas kësaj. Megjithatë, gjetkë në Evropë, nacionalistët fituan edhe më shumë përkrahje. Zvicra, Italia, Finlanda, Sllovakia, Hungaria, Kroacia dhe Republika Çeke duket se kërkojnë çlirimin nga vetë liberalizmi. Në Suedi, Demokratët e djathtë janë partia e dytë më e madhe në parlament. Në Holandë, lideri anti-islamik Geert Ëilders kryeson Partinë për Liri, motori i koalicionit katërpartiak të Holandës.
Udhëheqësit politikë të krahut të djathtë si Georgia Maloni e Italisë formojnë narrativën kundër Sheriatit në Evropë, ndërsa, edhe në Francë, Marie Le Pen edhe pse në rënie, mbetet një kundërshtare e fortë e zgjerimit të BE-së me vende të tjera myslimane, sikurse ka dalë hapur edhe kundër emigracionit. Pen, e cila shënoi rezultate të larta në sondazhet e BE-së, por humbi në zgjedhjet franceze, tha: "Fitorja jonë thjesht do të shtyhet" (për në vitin 2027). Lufta që ishte penguar në mesjetë duket se është kthyer në Evropë, me ushtritë me emra modernë. Përshkruesit fluturojnë kudo me terma si: 'commie', 'ëake', 'anti-semitic', 'islamofob', 'neo-nazist', dhe me armën verbale të zgjedhur në varësi të politikës suaj.
Por pavarësisht nga kombësia, demokracia mund të duket një mjet më i suksesshëm për islamin radikal sesa ushtritë mesjetare.
Një studim i opinionit publik i vitit 2014 zbuloi se 57% e gjermanëve besojnë se Islami përbën një kërcënim; 61% mendojnë se Islami është i papajtueshëm me Perëndimin; 40% pajtohen se, “për shkak të Islamit, ndihem i huaj në vendin tim”; dhe 24% mendojnë se myslimanët nuk duhet të lejohen të emigrojnë në Gjermani. Një sondazh i YouGov në tetor 2012 në Angli zbuloi se 49% e britanikëve pajtoheshin me propozimin se do të ketë një përplasje qytetërimesh midis myslimanëve britanikë dhe britanikëve vendas.
Regjistrimi britanik zbuloi se "proporcioni i popullsisë së përgjithshme që u identifikua si 'mysliman' u rrit nga 4.9% (2.7 milionë) në 2011 në 6.5% (3.9 milionë) në 2021". Numri i xhamive në vendin ishullor është dyfishuar gjatë një dekade të fundit. Të dhënat rreth konvertimeve shoqërohen me akuza për profilizimin racor. Raporte të tjera të publikuara thonë se "konvertimet në Islam janë dyfishuar në 25 vitet e fundit në Francë, në mesin e gjashtë milionë myslimanëve në Francë, rreth 100,000 janë të konvertuar".
Integrimi i Shqipërisë në BE do të varet edhe nga fati që do të kenë forcat politike radikale anti-myslimane, në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht në vendet që e udhëheqin atë, si Gjermania dhe Franca. Kujtojmë se Turqia i ka çelur negociatat gati dy dekada para vendit tonë me BE-në. Megjithëse për Shqipërinë ka faktorë që ia lehtësojnë procesin e pranimit, siç është harmonia fetare, numri i ulët i popullsisë së mbetur dhe pozicioni gjeostrategjik.
Në Shqipëri, sipas Censit të fundit, 66 % e popullsisë i përkasin një besimi të caktuar ndërsa 4 % janë deklaruar ateistë. Ndërkohë 10 % kanë refuzuar që të përgjigjen në pyetjen për përkatësinë fetare.
Ndërkohë shifrat tregojnë se në Shqipëri janë deklaruar 1 milionë e 102 të besimit mysliman, 202 mijë të besimit katolik, 174 mijë të besimit ortodoks dhe 9.7 mijë të besimit ungjillor. Ndërkohë 3 mijë e 400 kanë deklaruar besime të tjera fetare.