Sociale

Reshje shiu dhe dëbore/ MOTI përgjatë javës, ja zonat që do preken më shumë

Shkruar nga Liberale

Reshje shiu dhe dëbore/ MOTI përgjatë javës, ja zonat

Territori shqiptar gjatë javës do të përfshihet nga reshje shi duke nisur nga dita e mërkurë.

Meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb, thotë se në zonat verilindore, pritet të shfaqen reshjet e dëborës dhe për rrjedhojë temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Përmirësimi i kushteve të motit pritet ditën e premte.

“Vendi ynë sot dhe ditën  e martë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas herë priten të pësojnë zhvillime do të krijojnë mundësi për reshje shiu, që do jenë prezente në zonat jugore dhe në zonat qendrore. Parashikohet që ditën e mërkurë, vranësira të dendura të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut në të gjithë vendin.

Edhe përgjatë mëngjesit të ditës së enjte të paktën deri në mesditë, do ta kemi prezent motin e paqëndrueshëm, vranësirat e dendura, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu. Në zonat e thella malore, në verilindje, pritet të ketë shfaqje të flokëve të dëborës. Duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së enjte, të pakën deri të premten, do të kemi përmirësim të motit duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH