Sociale

Qeveria përcakton pagat dhe shpërblimet për task-forcën e re për mbrojtjen e ujërave detare, liqeneve dhe lumenjve

Shkruar nga Liberale

Qeveria përcakton pagat dhe shpërblimet për task-forcën e re

Një Task-Forcë e re për Monitorimin, Inspektimin dhe Marrjen e  Masave për Mbrojtjen dhe Përmirësimin e Infrastrukturës për Trajtimin e Ujërave të Ndotura që Shkarkohen pranë ose në Ujëra Larëse në Zonat Bregdetare, ose në Bregun e Liqeneve e të Lumenjve. Me miratimin e strukturës së re janë miratuar edhe nivelet e pagës së nëpunësve.

Elementet përbërëse të pagës bruto mujore të nëpunësve të “Task- Forcës”, (paga për pozicion, shtesa për vjetërsi dhe shtesa për nivelin e kualifikimit) për secilën klasë të përcaktuar, si dhe vlerat për secilin element janë të njëjta me ato të miratuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e nëpunësve civilë në institucionet e administratës shtetërore.

Shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të nëpunësve të “Task-Forcës” shkojnë nga 70 mijë lek për drejtuesit, 50 mijë për përgjegjës dhe inspektorë në terren, si dhe 30 mijë për specialistët.

“Trajtimi me page dhe shtesa mbi page për nëpunësit e “Task-Forcës”, sipas këtij vendimi, do të vazhdojë   sipas afateve të përcaktuara për funksionimin e saj, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 6, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023, të Këshillit të  Ministrave,  “Për marrjen e masave urgjente, për   mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”.”, thuhet në vendim.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2024, do të përballohen nga fondet e miratuara në tavanet buxhetore për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për këtë vit, në programin “Furnizimi me ujë dhe kanalizime” dhe fillojnë nga data e emërimit të nëpunësve në detyrë.

Qeveria përcakton pagat dhe shpërblimet për task-forcën e re

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH