Sociale

Nëse doni që lidhja juaj të zgjasë, ja disa rregulla të thjeshta që duhet të ndiqni

Shkruar nga Liberale

Nëse doni që lidhja juaj të zgjasë, ja disa rregulla të

Në një raport mes dy të dashuruarve, këshillat vijnë nga të gjitha anët! Ju dëgjoni fjalë nga miqtë apo të afërmit, lexoni në internet, libra, dëgjoni podkaste për të kuptuar se çfarë vërtet vlen në mesin e gjithë kësaj “zhurme” këshillash dhe çfarë duhet të injorohet.

Sigurisht, çdo raport është i ndryshëm dhe disa rregulla që funksionojnë për një çift, mund të mos funksionojnë për një tjetër. Por, terapistët e orientuar drejt marrëdhënieve në çift thonë se ka shtatë rregulla që duhet të ndiqen nëse doni që lidhja juaj të funksionojë.

#1 Bëni gjeste të vlefshme për partnerin/en

Pavarësisht se në cilën fazë të marrëdhënies jeni, jepni sinjale që po bëni përpjekje dhe keni interes për njeriun që doni. Kjo mund të nënkuptojë gjeste të tilla si të vendosni një shënim të lezetshëm në çantën e punës, t’i bëni njëri-tjetrit pyetje interesante për t’u njohur më mirë ose të planifikoni aktivitete bashkë.

#2 Ndaloni së krahasuari marrëdhënien tuaj me të tjerët

Krahasimi është një prirje e natyrshme njerëzore. Të mendosh herë pas here se si marrëdhënia juaj është në raport me të tjerat që njihni është normale. Megjithatë, shpenzimi i tepërt i kohës duke bërë krahasime mund të jetë i dëmshëm për lumturinë dhe mirëqenien tuaj.

#3 Mos shmangni situatat e pakëndshme

Sipas terapistit Kurt Smith, një nga arsyet kryesore që çiftet shkojnë në terapi janë çështjet që ata i injorojnë. Shmangia e situatave që nuk janë shumë normale, e bisedave të bezdisshme duken si gjëra të vogla, por që nesër kthehen në të mëdha dhe me gjasë një “kërcënim” potencial për raportin tuaj.

#4 Shprehni mirënjohjen çdo ditë

Të shikosh mënyrat sesi partneri e pasuron jetën tuaj, nga kujdesi për ju kur nuk ndiheni mirë, ose kur ju mbush makinën me karburant, janë gjeste që tregojnë shumë. Një falënderim nuk është asnjëherë i tepërt.

#5 Tregohuni transparentë me partnerin/en

Të qenit i/e sinqertë dhe i/e qartë për nevojat dhe dëshirat tuaja është thelbësore për lumturinë dhe raportin në çift. Nëse jeni të hapur për çdo situatë në marrëdhënien tuaj, ju kështu ndërtoni besimin dhe intimitet në çift.

#6 Vazhdoni të ndërtoni bazat e një besimi reciprok

Shumë çifte nuk e konsiderojnë faktin se sa i rëndësishëm është besimi derisa e humbasin atë. Por ka gjëra të vogla që bëjmë çdo ditë që ose ndërtojnë besimin ose e zbehin atë. Reflektoni për veprimet tuaja brenda marrëdhënies dhe përpiquni të bëni më shumë gjëra që nxisin besimin.

#7 Mos u mbështetni vetëm në dashuri

Ndonjëherë dashuria thjesht nuk mjafton. Kuptoni në thelb personin që keni në krahë, konfliktet që lindin dhe si i përballoni, situata të paparashikuara dhe reagimi ndaj tyre…Të gjithë këto janë tregues të mjaftueshëm për të përcaktuar karakterin dhe tipin e partnerit/es përtej ndjenjave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH