Sociale

Moti i keq/ Pezullohet nga nesër lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari

Shkruar nga Liberale

Moti i keq/ Pezullohet nga nesër lundrimi i trageteve në linjën

Më 12 janar, lundrimet në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas do të jenë të pezulluara për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike. Parashikimet meteorologjike tregojnë erë të fortë nga verilindja dhe det të trazuar me forcë deri në 8-9 ballë.

Ndërkohë, trageti që lidh Ankonën me Durrësin do të vijojë lundrimet sipas orarit.

Linja Bari-Durrës do të rifillojë operimin të hënën në mbrëmje, më 13 janar, nga të dyja drejtimet.

Agjencitë detare kanë njoftuar pasagjerët për anulimin e udhëtimeve, ndërsa anijet tregtare dhe peshkarexhat do të mbeten në port deri në stabilizimin e kushteve të motit.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH