Sociale

Mjeku shpjegon testin e thjeshtë që provon nëse jeni apo jo “të dehidratuar“

Shkruar nga Liberale
Mjeku shpjegon testin e thjeshtë që provon nëse jeni apo jo


Kur nuk marrin lëngje mjaftueshëm mund të mbetemi të dehidratuar, që është pikënisja e shumë gjendjeve të papëlqyeshme shëndetësore.

Uji gjithashtu duhet të jetë i pastër dhe të merret sa më ngadalë, që mos të hyjë e të dalë menjeherë nga sistemi trupor.

Përveç ujit, edhe qumështi dhe pijet pa sheqer të shtuar si çaji apo kafeja shtojnë hidratimin e trupit.

Për gratë shtatzëna marrja e ujit gjatë ditës është akoma më e rëndësishme, ose për çdo njeri që është sëmurë.

Një nga mënyrat e njohura për ta zbuluar këtë është metoda e Dr Myro Figura, i cili e tregon për 812,000 ndjekësit në rrjetin TikTok.

I njohur si “testi i pickimit Turgor” kjo është një mënyrë e thjeshtë për të cilën ai thotë se kryhet edhe në spitale.

Dr Figura shpjegon se kur njeriu është i dehidratuar lëkura humbet elasticitetin e saj dhe kur e kap duke e ngritur lart, nëse kthehet shpejt në formën e mëparshme mund të tregojë nivelin e lëngjeve në trupin tënd.

“Kur jemi të dehidratuar, hapësira mes qelizave tkurret, dhe kjo redukton elasticitetin e lëkurës,” thotë ai.

“Kur e pickon lëkurën dhe ajo qëndron lart, kjo tregon se je i dehidratuar.”

Ai shton se testi mund të bëhet me lëkurën e pjesës së pasme të dorës.

Nëse e ngrini lëkurën dhe ajo qëndron lart, do të thotë se duhet të pini më shumë ujë, thotë ai.

Dehidratimi i shpeshtë i trupit sjell sëmundje si infeksionet, gurët në veshkja apo probleme me to.

Ai rekomandon konsultim me doktorin ose farmacistin në rastet kur nuk arrini të mbani ujin në trupin tuaj gjatë sëmundjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH