Sociale

Mjegulla e dendur "pushton" Korçën, vështirësi në qarkullimin e aksit rrugor Zëmblak-Goricë

Shkruar nga Liberale

Mjegulla e dendur "pushton" Korçën, vështirësi

Aksi rrugor Zëmblak – Pika e Kalimit Kufitar të Goricës ka qenë i mbuluar nga mjegulla gjatë pjesës më të madhe të ditës së sotme.

Situata më problematike është regjistruar në segmentin Pustec-Goricë e Vogël, ku fushëpamja për drejtuesit e mjeteve ka qenë e kufizuar, duke detyruar automjetet të lëvizin me shpejtësi të ulët dhe në numër më të reduktuar.

Policia e Qarkullimit Rrugor ka apeluar për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit në kushte atmosferike të vështira.

Ndër rekomandimet kryesore është përdorimi i fenerëve të mjegullës, si një masë për të shmangur aksidentet e mundshme.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë distancën e sigurisë gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili për shkak të mjegullës së dendur paraqet rrezik për incidente.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH