Sociale

Kush e ka fajin?! Si u lejua që e mitura të abuzohej nga mjeku 42 vjeçar (me tre gra)

Shkruar nga Liberale

Kush e ka fajin?! Si u lejua që e mitura të abuzohej nga mjeku 42

Arrestimi i mjekut kirurg në Senatorium, Dervish Hasi, ditën e djeshme tronditi opinionin publik. Policia e kryeqytetit fillimisht bëri të ditur se 42-vjeçari u prangos me akuzën se prej dy vitesh shfrytëzonte një vajzë të mitur për prostitucion.

Por nga hetimet e bluve të Tiranës, rezultoi se 42 vjeçari Hasi e prezantonte 16-vjeçaren tek të tjerët si gruan e tij të katërt pasi ai ka dhe tre gra të tjera.

Po sipas Policisë e mitura shkonte tre deri katër herë në muaj në banesën e mjekut ku kryente orgji me të dhe tre gratë e tjera.

Gjatë aktit njëra nga gratë filmonte dhe më pas video shpërndahej në chatin e përbashkët që kishte mjeku dhe tre gratë e tjera.

Por ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë rast, është fakti se prindërit e vajzës ishin të dijeni të këtij skandali, madje ata me dëshirën e tyre ja kishin dhënë vajzën mjekut, me pretendimin se ai do të martohej me të, dhe se do të ishte gruaja e tij e katërt, paçka se një 16-vjeçare supozohet se shkon në shkollë e jo të marrë statusin “e gruas”.

Ky fenomen është i përsëritur në shoqërinë tonë dhe madje institucionet ligjzbatuese apo edhe ato sociale shpesh herë “kyçin gojën” përballë këtyre ngjarjeve të rënda, ku të miturit shfrytëzohen dhe abuzohen nga familja, punëdhënësit, apo edhe bashkëjetuesit.

Ajo që na shqetëson dhe duam të dimë është se a po veprojnë institucionet përkatëse paralelisht me “fenomenin”, apo sa raste të tjera si Dervish Hasi duhet të ndodhin që organet kompetente t'iu paraprijnë këtyre ngjarjeve? Kush e ka fajin..?! A.M/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH