Sociale

Kthjellime dhe temperatura të ngrohta/ Parashikimi i MOTIT për SOT, 19 janar 2025

Shkruar nga Liberale

Kthjellime dhe temperatura të ngrohta/ Parashikimi i MOTIT për SOT, 19

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas-here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH