Politikë

Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: I theu hundët Saliut! Pas takimit me Dumanin, ja çfarë do shohim

Shkruar nga Liberale

Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: I theu hundët Saliut! Pas


Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë gjatë ditës së sotme, i jep edhe më shumë rëndësi Shqipërisë si faktor për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit, thotë Spartak Ngjela.

Sa i takon mesazheve të Blinken për politikën e brendshme, avokati Spartak Ngjela tha se më i godituri nga kjo vizitë ka dalë Sali Berisha, i cili ka paditur Blinkenin për shpalljen non-grata nga SHBA-të në 2022-in. “Më i godituri doli Saliu. E ka hedhur në gjyq Blinkenin për shpifje. Është turp kombëtar por e ka bërë, edhe ai i theu hundët sot. Mirë ia bëri, ai çfarë nuk ka thënë deri tani, jo nuk do vijë e gjëra të tilla. Ngriti figurën e Ramës, normale është në politikë. Pse e ngriti? Për të goditur Saliun. Kjo është politika”- u shpreh Ngjela. 

Sipas Ngjelës, një vizitë e tillë tregon se shqiptarët janë faktor shumë i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, ndërkohë që kanë përballë Serbinë që ndikohet nga Rusia. 
“Ata pa botën shqiptare kanë defekt shumë të madh politik për të ardhmen. E kemi faktin, na ka dhënë një shtet të dytë, Kosovën. E ka njohur si shtet dhe po e përkrah. Interesi i SHBA është se ne jemi këtu në një botë sllave por nuk jemi sllavë dhe është zonë e konkurrencës së lartë mes Uashingtonit dhe Moskës. Ata që kanë parë ëndrra me Moskën të zgjodhën nesër në mëngjes”- tha avokati.

Më tej, avokati shtoi se takimi i Blinken me kryetarin e SPAK, Altin Dumani do të thotë se do të vijojë reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit. "Takimi me kryetarin e SPAK na jep të kuptojmë se ata do vazhdojnë reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Duhet të shohim nëse ka sjellë emra të rinj non-grata”- nënvizoi Ngjela ndër të tjera në studion e emisionit ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH