Politikë

SPAK i dha leje/ Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin, ndan pamje nga takimet me zyrtarët gjermanë

Shkruar nga Liberale

SPAK i dha leje/ Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin, ndan

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimet e tij me zyrtarë evropianë gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin.

Gjatë vizitës, Berisha u takua me Kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.

Politikani zhvilloi takime me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

Kjo shënon vizitën e parë jashtë Shqipërisë për Berishën që nga heqja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai mori leje nga Prokuroria e Posaçme për këtë udhëtim, pasi vijon të jetë nën hetim nga autoritetet shqiptare. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH