Politikë

Rama zbulon qytetet ku do të ndërtohen stadiumet e rinj: Koha të mbyllim ligjin e sponsorizimeve

Shkruar nga Liberale

Rama zbulon qytetet ku do të ndërtohen stadiumet e rinj: Koha të

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin për “Shqipërinë 2030”

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi vizionin e tij për sportin tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partneritet Publik-Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.

Po ashtu Rama premtoi edhe transformim të Pallatit të Sportit, me qëllim për të pritur -siç tha ai- finale të nivelit ndërkombëtar.

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar. 

Rama theksoi se vitin e ardhshëm mund të ketë një rritje të buxhetit të Komitetit Olimpik dhe shtoi se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve.

“Është shumë e qartë që buxheti për komitetin olimpik shqiptar, i cili ka marrë një pozicion shumë të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe ka justifikuar veten, është i pamjaftueshëm. Kështu që me siguri do ta fillojmë vitin e ardhshëm me një rritje të buxhetit të komitetit olimpik dhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim dhe çështjen ligjit të sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne për hir të së vërtetës nga pikëpamja financiare, por sot është e mundur. Më e mira është e gjitha përpara them unë dhe besoj kështu është”, tha Rama.

“Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester City-t, shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës, ku ashtu siç e kemi biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknikë të Manchester City-t, do të krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit. Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre. Ata duan ta bëjnë një akademi në rajon dhe i pëlqen ta vendosin në Shqipëri. Durrësin do e bëjmë një destinacion të një kompleksi me akademi sportive”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka filluar procesi për ndërtimin e Pallatit të Sportit, që sipas tij duhet të jetë në gjendje të presë edhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar. 

Sa i përket “mbretëreshës së sporteve”, atletikës, tha se duhen gjetur rrugë të reja për të krijuar hapësirat e nevojshme edhe për këtë sport.

“Besoj që nuk mund të rrimë në vendnumëro vetëm me një pistë atletike si ajo që kemi ndërtuar, shumë e bukur që e ka bërë Bashkia e Tiranës, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën në bashkëpunim me federatën e atletikës sepse është “mbretëresha e sporteve””, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH