Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, menjëherë pasi opozita ka djegur karriget, ka folur për gazetarët.
Ai u shpreh se opozita nuk lufton për karrige në Kuvend, por për interesin publik. Sipas tij, Ervin Salianji është sot në burgun e Fierit, vetëm pse denoncoi lidhjet e politikanëve me krimin.
"Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin."- u shpreh Bardhi.
Pas fjalës së tij dhe tensioneve, nga parlamenti u dha 10 minuta pushim, për qetësimin e situatës.