Politikë

Nën hetim nga SPAK! Reagon kryebashiaku i Rrogozhinës: Duan të më përbaltin familjarisht!

Shkruar nga Liberale

Nën hetim nga SPAK! Reagon kryebashiaku i Rrogozhinës: Duan të

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se ai është përballur me akuza dhe shpifje që sipas tij kanë dalë për të ulur imazhin e tij në sytë e gjithkujt.

"Por fakti që përveç meje po baltosni familjarë të mi me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme, madje për të disatën herë, më bën të reagoj dhe të përdor çdo armë të mundshme ligjore për t’i mbrojtur ata" - thotë Memolla në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Deri më sot jam përballur me çdo akuzë, shpifje, të pavërtetë apo lajm të rremë që prej kohesh kanë dalë për të ulur në sytë e gjithkujt imazhin tim.
Të qenurit pjesë e politikës padyshim që të bën të jesh në shënjestër të shumë kazanëve mediatik vetëm për të përmbushur kërkesat e personave të etur për pushtet që fshihen pas siglave televizive.
Megjithatë kurrë nuk kam dalë kundër tyre hapur pasi jam individ që di ti përgjigjem drejtësisë për aq kohë sa punën dhe postin që ma kanë besuar qytetarët e mi e drejtoj me ndershmëri dhe pastërti. Por fakti që përveç meje po baltosni familjarë të mi me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme, madje për të disatën herë, më bën të reagoj dhe të përdor çdo armë të mundshme ligjore për t’i mbrojtur ata.
Kushdo që na njeh e di mirë me sa mund dhe djersë ka arritur familja ime të jetë kjo që është tani dhe për të gjithë ata që nxjerrin fjalë të tjera përveçse kësaj të vërtete, tashmë do të shihemi qoftë edhe për shpifjen më të rëndomtë, në dyert e të gjitha institucioneve të drejtësisë.
Me respekt,

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH