Politikë

Meta për humbjen e shkrimtarit: Ismail Kadare, një dritë shprese për shqiptarët në periudhat e errëta!

Shkruar nga Liberale

Meta për humbjen e shkrimtarit: Ismail Kadare, një dritë shprese

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Meta shkruan se kombi shqiptar humbi gjeniun e madh të letrave.

“Kombi shqiptar humbi sot gjeniun e madh të letrave dhe shprehësin më të jashtëzakonshëm të fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës tonë krijuese, që si askush tjetër u dha atyre përmasa botërore, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Ismail Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit, zëri universal kundër totalitarizmit, një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, që me kryeveprat letrare të lëna trashëgim do t’i jemi mirënjohës përjetë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së dashur Kadare, komunitetit të shkrimtarëve e publicistëve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!”, shkruan Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH