Kreu i Demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha, me firmat e dy deputetëve dhe kryetarëve të 5 partive të vogla, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
Kështu deri tani në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar 3 kërkesa. Kërkesa e parë është e Dashamir Shehit, kryetarit të LZHK-së mbështetur edhe nga Enkelejd Alibeaj themeluesi i ‘Djathtas 1912'. Kërkesa e dytë është e Adriatik Lapajt dhe kërkesa e tretë është dorëzuar nga Lulzim Basha.
Të trija kërkesat kërkojnë shfuqëzimin e ndryshimit që bënë dy partitë e mëdha, duke mbyllur listën e kandidatëve për deputetë, në pjesën më të madhe të saj.
Objekti i ankimit kushtetues është: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokolleve shtesë e saj Nr. 1 dhe Nr. 14, 18 1.1 Genave a) dhe b) të pikës 1 dlie pikës 2 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar me Nenin 5, te Ligjit Nr. 81, date 26.7.2024 "Per disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr 10019, date 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise" i ndryshuar.