Politikë

Kulluri: Bashkimi Berisha-Bardhi i pamoralshëm! Ata nuk bien dakort për SPAK dhe Dumanin! As për "non-grata-n"

Shkruar nga Liberale

Kulluri: Bashkimi Berisha-Bardhi i pamoralshëm! Ata nuk bien dakort

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se partite politike pavarësisht nga mosmarreveshjet e shkuara, mund të bashkohen në të njëjtën parti apo koalicione, vecse për një axhendë të përbashkët politike përtej vetes dhe jo për axhenda personale.

Duke sjellë në vëmendje bashkimin e grupimit Berisha-Bardhi, Kulluri thotë se ky bashkim ëshhtë i pamoralshëm për tre arsye kryesore: 

-që nuk bien dakord për çështjen e non-gratës

-Bardhi nuk e njeh Berishën për kryetar të PD c’ka për Berishën është po aq thelbesore

-pikepamja e kundërt që kanë për SPAK dhe Altin Dumanin.

Sipas Kullurit e vetmja gjë që Gazment Bardhi dhe Sali Berisha bien dakort, është që nuk njohin PD zyrtare me Lulzim Bashën kryetar.

"Individet apo partite politike pavaresisht nga mosmarreveshjet e shkuara mund te bashkohen ne te njejten parti apo koalicione vecse per nje axhende te perbashket politike pertej vetes dhe jo per axhenda thjeshte personale! Perndryshe pas bashkepunimit fshihen interesa te vogla pa vlere per interesin publik!

Ndaj bashkimi i Berishes me Bardhin nderkohe qe nuk bien dakort per tre gjera themelore eshte i pamoralshem. Se pari, per ceshtjen e Non Grates ata nuk bien dakort. Se dyti, Bardhi nuk e njeh Berishen per kryetar te PD c’ka per Berishen eshte po aq thelbesore! E treta dhe me e rendesishmja eshte pikepamja e kundert qe kane per SPAK dhe Altin Dumanin!

E vetmja gje qe bien dakort eshte qe nuk njohin PD zyrtare dhe Bashen e mbi te gjitha, nuk duan qe Kodi Zgjedhor te ndryshoje! Pra i bashkon edhe sistemi me Lista te Mbyllura pasi shume personazhe te Foltores dhe grupit Bardhi nuk duan qe votuesit te zgjedhin vete deputetet e parlamentit te ardhshem por te emerohen sic ka ndodhur qe nga viti 2009!"- shkruan Kulluri. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH