Politikë

Koha kur nuk qeverisnim dot veten: 111 vite nga ardhja e Princ Vidit

Shkruar nga Liberale
Koha kur nuk qeverisnim dot veten: 111 vite nga ardhja e Princ Vidit

Më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha bendosin për një udhëheqës të huaj dhe Shqipëria do të udhëhiqej për disa muaj nga Princ Vidi.

Fuqitë e mëdha bien dakord që Shqipëria të vendoset nën sovranitetin e princit gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich (shqip Princ Vidi ose Princ Vilhelm Vidi).

Gruaja e tij, princesh Sofia e Saksonisë (1885-1936) rridhte nga familja e njohur Gjika me origjinë shqiptare.

Mbretëresha Elisabeth e Rumanisë, kur mësoi se Fuqitë e Mëdha, ishin në kërkim të një aristokrati si mbret të Shqipërisë, përdori ndikimin për të emëruar nipin e saj, Vidin në këtë post. Përfundimisht Fuqitë e Mëdha evropiane - Austrio-Hungaria, Britania, Franca, Gjermana, Rusia dhe Italia - zgjodhën Vidin për të qeverisur Shqipërinë e re të pavarur. Njoftimi u shpall zyrtarisht në nëntor 1913 dhe vendimi u pranua nga Ismail Qemali, kreu i qeverisë së përkohshme në Vlorë.

Në vitin 1913, evropiano perëndimorët e konsideronin Shqipërinë një vend të varfër, pa ligje, të prapambetur; shtypi francez i referohej Vidit si "le Prince de Vide", që do të thotë "Princ i Zbrazëtisë". Vidi dhe gruaja e tij, princesh Sofia mbërritën më 7 mars 1914 në Durrës, ku u pritën me entuziasëm të madh, festimet zgjatën rreth 1 javë.

Por me Shqipërinë në gjendje lufte civile që nga korriku 1914, me Greqinë që kishte zënë jugun e vendit, dhe me fuqitë e mëdha në luftë me njëra-tjetrën, regjimi i Vidit ra, dhe princi u larguar nga vendi më 3 shtator 1914. Vidi shkoi fillimisht në Venecia, pastaj u kthye në Gjermani si kapiten në ushtrinë perandorake me emrin e luftës, "Konti i Krujës".

Pas luftës, Vidi ende ushqente ambicje për t’u rikthyer në Shqipëri, pavarësisht se Gjermania kishte dalë e humbur nga lufta. Shpresat e Vidit morrën fund më 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall zyrtarisht republikë me president Ahmet Zogun, më pas mbret. Princi Vidi vdiq me 1945 në Predeal, Rumani, në moshen 69 vjeçare, duke lënë djalin e tij, princin Karol Viktor, si trashëgimtar të pretendimeve për fronin shqiptar.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH