Politikë

"Kjo qeveri ka pasur luksin të punojë 4 apo 5 vite pa gjykatë dhe drejtësi"

Shkruar nga Liberale
"Kjo qeveri ka pasur luksin të punojë 4 apo 5 vite pa

Aranita Brahaj nga Open Data e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kjo qeveri ka pasur luksin që të punojë 4 apo 5 vite pa gjykatë dhe drejtësi.

Brahaj: Është e vetmja qeveri, e vetmja shpenzuese e parave publike apo shpërndarës i të mirave publike i cili ka pasur luksin të punojë 4 apo 5 vite pa gjykatë, pa prokurorë pa drejtësi, madje në një farë kohe edhe me atë kryetarin e kontrollit të lartë të Shtetit pothuaj se të paralizuar, i cili është edhe autor i planit të auditimeve.

Ajo Reforma në Drejtësi solli një paralizim të institucionit.

Njerëzve iu prishej shtëpia pa një vendim të qartë dhe nuk kishin një gjykatë Kushtetuese, për të pezulluar një ligj.


Nuk kishin mundësi as një vendim i policisë të kallëzoj në një gjykatë administrative.

Njerëzit kishin vetëm një mundësi të negocionin me të keqen ose të arratiseshin nga vendi.

Njerëzit këtu nuk kanë gjetur dot gjykatë për të bërë divorcin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH