Politikë

KAS/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, gjobiten PS, PD dhe Partia e Lirisë, si dhe tre kandidatët për kryebashkiakë

Shkruar nga Liberale
KAS/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, gjobiten PS, PD dhe Partia e Lirisë, si

KAS pranoi pjesërisht kërkesën e paraqitur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe vendosi sanksion administrativ për disa subjekte pjesëmarrëse në zgjedhje.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shpalli të premten vendimin për shqyrtimin e kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për vendosje të sanksioneve administrative, lidhur me gjetjet nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore, të datës 6 Mars 2022.

U vendos gjobë në vlerën 100 000 lekë ndaj personit përgjegjës për financat në Partinë Socialiste të Shqipërisë, gjobë në vlerën 100 000 lekë ndaj personit përgjegjës për financat në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

KAS vendosi gjobë në vlerën 750 000 lekë edhe ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj Emirjana Sakos, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar Kodin Zgjedhor.

KAS, në vendimin e tij, vendosi gjobë në vlerën 120.590 lekë ndaj Edison Memollës, kandidat për kryetar bashkie i “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së.

Gjobë në vlerën 91.420 lekë është vendosur edhe ndaj Bardh Spahisë, kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH