Politikë

Çfarë do të ndodhë? U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta del sot para gjykatës, edhe Monika...

Shkruar nga Liberale

Çfarë do të ndodhë? U arrestua me urdhër të

Ish-presidenti Ilir Meta do të dalë sot në orën 09:30 para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Së bashku me Metën do të dalin para gjykatës edhe Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kujtojmë se ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH