Politikë

Evi Kokalari shpërthen dhe kërcënon mbështetësit e Berishës që po i gëzohen fitores së Trump: Të pacipë, shpejt do ta pësoni më keq!

Shkruar nga Liberale

Evi Kokalari shpërthen dhe kërcënon mbështetësit e

Evi Kokalari u bë e njohur për publikun në Shqipëri, kur iu bashkua Foltores së Berishës për të mbrojtur pak vite më parë ish-kryeministrin nga shpallja ‘non grata’, në SHBA. Por u zhgënjye shpejt dhe u largua sërish në SHBA nga ku po mban qëndrime të ashpra ndaj PD-së së Berishës. Ajo është e angazhuar politikisht dhe është pjesë e fushatës së Donald Trump në ShBA.

Evi Kokalari shpërthen dhe kërcënon mbështetësit e

Do ti vij dita dhe Shqipërisë! Opozita që mbahet peng dhe feston Trump-in sot, është pengesa kryesore e ndryshimit radikal dhe mëse të nevojshme në atë vend” - shkruan Evi Kokalari.
“Por do t’ju vij rradha dhe juve së shpejti. Mos kini asnjë dyshim për këtë” - duke kërcënuar mbështetësit e Barishës se shumë shpejt rrezikojnë të mos jenë më as në opozitë.

Evi Kokalari shpërthen dhe kërcënon mbështetësit e

Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit që ka mbajtur një prej prezantuesve të Foltores së Berishës, Mariela Shkurta, me të cilën ajo tri vite më parë ka qenë pjesë e stafit të fushatës kudo nëpër Shqipëri.

Evi Kokalari shpërthen dhe kërcënon mbështetësit e

Don’t you fcking dare! DONT!”

Berisha e provoi tashmë që është i korruptuar. Jeni të pacipë se si keni vjedhur demokratët dhe mbështetesit tuaj.”
“Ju s’keni asgje të përbashkët me Trump apo demokracinë që triumfoi mbrëmë në Amerikë. Ju demokracinë e mbani peng!!” i shkruan Kokalari e irrituar në reagim. Janë të shumtë përkrahësit e Berishës, të cilët po frymëzohen nga Trump dhe kërkojnë të njëjtin rikthim me fitore edhe nga lideri i PD në Shqipëri.

Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH