Politikë

Bora Muzhaqi: Hapet Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Shkruar nga Liberale

Bora Muzhaqi: Hapet Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka njoftuar hapjen e aplikimeve për Thirrjen e Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ministrja Muzhaqi shprehet se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që dëshirojnë të zhvillojnë një praktikë 3-mujore pranë institucioneve të administratës shtetërore, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të pavaruar, por njëherazi dhe një mundësi shumë e mirë për administratën publike për të thithur pranë vetes të rinj të talentuar.

Përsa i përket pozicioneve të praktikës, Ministrja Bora Muzhaqi shprehet se këtë vit ofrohen mbi 1200 pozicione të lira në administratë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për të rinjtë që të fitojnë përvojë praktike dhe të zgjerojnë aftësitë e tyre profesionale, por njëherazi të kenë mundësi të përfitojnë një kontratë pune 1-vjeçare në varësi të nevojave të institucioneve pritëse.

"Ne besojmë se përmes këtij programi, të rinjtë do të kenë mundësinë të integrohen më mirë në tregun e punës dhe të zhvillojnë aftësi të rëndësishme që do t'i ndihmojnë në karrierën e tyre të ardhshme," tha Muzhaqi e cila vijoi “Ky është një hap i rëndësishëm për të rinjtë tanë që të fitojnë përvojën e nevojshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë."

Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët duhet të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve "Bachelor", si dhe të plotësojnë një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi deri më 15 gusht në portalin zyrtar:https://praktika.riniafemijet.gov.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH