Politikë

Balluku: Synimi parësor i vitit, inteligjenca artificiale në luftën kundër krimit ekonomik

Shkruar nga Liberale
Balluku: Synimi parësor i vitit, inteligjenca artificiale në
Belinda Balluku

Dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave vlerësohet nga qeveria si një vendim me një sërë efektesh pozitive, jo vetëm në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, por edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemet bankare brenda dhe jashtë vendit.

Për zëvendëskryeministren Belinda Balluku kjo shënon një tjetër rezultat të reformave të ndërmara gjatë këtyre viteve.

“Viti 2023 ka qenë një vit padyshim i suksesshëm për vendin tonë në këtë drejtim, jo vetëm për sa i takon vlerësimit shumë pozitiv për daljen e Shqipërisë nga lista gri, por edhe për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të legjislacionit të BE”.

Balluku tha se Inteligjenca Artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një tjetër synim madhor i qeverisë shqiptare.

“Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale të çdo institucioni si dhe investimeve në sistemet e teknologjisë së informacionit me synim rritjen e efektivitetit të procesit të punës në përgjigje të sfidave të reja të teknologjisë mbarëbotërore”.

Shqipëria në muajin Tetor të këtij viti doli nga lista gri e pastrimit të parave, në të cilën kishte hyrë në Shkurt të vitit 2020.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH