Kronikë

Vrau kushëririn për 12 mijë lekë, Gjykata e Apelit i ul dënimin Granit Shehut

Shkruar nga Liberale

Vrau kushëririn për 12 mijë lekë, Gjykata e Apelit i ul

Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin shtetasit Granit (Giuliano) Shehu, i cili akuzohet për vrasjen e djalit të xhaxhait, Milazim Shehu duke e goditur 12 herë me thikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kamëz.

Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 24 vite burgim, i cili pas uljes së dënimit me 1/3 i shkonte në 16 vite burgim. Por, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin duke e dënuar me 20 vite burgim dhe për shkak të uljes së 1/3 së dënimit i shkon në 13 vite e katër muaj burgim, që do të bëjë i akuzuari.

Vrau kushëririn për 12 mijë lekë, Gjykata e Apelit i ul

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se vendimin e Gjykatës së Tiranës e kishte ankimuar edhe Prokuroria, e cila kërkonte dënimin me burgim të përjetshëm, por është rrëzuar nga Apeli.

Granit (Giuliano) Shehu u arrestua në Angli, ku u ekstradua prej andej në vitin 2019.

Ngjarja ndodhi me 16 shtator të viti 2015, ku dy kushërinjtë me origjinë nga Kukësi por me banim në Kamëz, janë konfliktuar me njeriu-tjetrin për shkaqe banale. Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale G (G). Sh, i akuzuar për kryerjen e veprës penale Vrasje me paramendim’’, të parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 16.09.2015, në rrugën “Horizonti”, të Bashkisë Kamëz. Shtetasi me iniciale M. Sh është goditur nga i pandehuri G. (G). Sh (kushëriri i tij), disa herë me mjete të forta dhe prerëse, duke i shkaktuar atij plagë të rënda, deri në humbjen e jetës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr. 3314, datë 31.10.2016 ka vendosur:

Çështja në apel është shqyrtuar mbi bazën e ankimeve:

1.Nga Prokuroria  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë ndaj të pandehurit me iniciale G (G). Sh .

-Deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale G (G). Sh ., për kryerjen e veprës  penale “Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje në dëm të shtetasit me iniciale M.SH”, të parashikuar nga neni 78/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.

2.Nga i pandehuri me iniciale me iniciale G (G). Sh  i cili kërkoi :

Deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale G (G). Sh për veprën penale të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal “ Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike” apo 83 i K.Penal “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 2082, datë 03.10.2018 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 3314, datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs :

1.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë e cila kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr.2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim kësaj gjykate”.

-Prishjen e vendimit nr.2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim duke urdhëruar ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga neni 78/2 të K.Penal “Vrasja me paramendim” në veprën e parashikuar nga neni 82 të K.Penal “Vrasja në kushtet e tronditjes së fortë psikike” ose neni  83 i K.Penal “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Gjykata e Lartë bazuar në nenin 112/3 , të K.Pr.Penale  ka konstatuar palvefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për mungesë të arsyetimit  lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale  të “Vrasjes me paramendim”, të parashikuar nga neni 78/2 të K.Penal, dhe me vendimin nr. 298, datë 07.11.2023  ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. nr. 2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Pëegjithshëm, me tjetër trup gjykues”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 3314 , datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si vijon:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni  76 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri G (G). Sh denohet me 13 (trembëdhjetë)  vjet e 4 (katër ) muaj burgim.

-Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit të tij.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH