Ekonomi

I shkaktuan 1 milion euro dëm shtetit me faturat fiktive, shpallen në kërkim 2 persona në Tiranë

Shkruar nga Liberale
I shkaktuan 1 milion euro dëm shtetit me faturat fiktive, shpallen në

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar "arrest në burg" për administratorin e një subjekti dhe specialistin e taksave, të cilët akuzohen se lëshonin fatura fiktive, duke i shkaktuar shtetit 1 mln euro dëm.

Bëhet fjalë për administratorin e një subjekti, shtetasi me inicialet L.D., dhe shtetasin me inicialet S.K., specialist taksash në Drejtorinë e Borxhit në Administratën Tatimore.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të dy personat janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet, ka rezultuar se ata kanë funksionuar si furnizues, të cilët kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale prej 320,608,000 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF (Tatim Fitimi), afërsisht 1 milion euro.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë edhe persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionar të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proçedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH