Ekonomi

Bien çmimet e importit, por a kanë rënë çmimet edhe për konsumatorin?

Shkruar nga Liberale

Bien çmimet e importit, por a kanë rënë çmimet edhe

Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2023, arriti 111,9 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë.

Se sa ka rënë çmimet, pas rënies në tregjet europiane, këtë mund ta thotë më mirë konsumatori. Në vendin tonë, konsumatori ankohet gjithnjë e më tepër mbi rritjen e çmimeve. Kur çmimet rriten në tregjet e huaja, rritja reflektohet menjëherë në tregun vendas. E kundërta, rënia nuk reflektohet çka ngre dyshime për funksionimin e një tregu oligopol.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,5 %, kurse një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 6,7 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e katërt 2023, krahasuar me tremujorin e tretë 2023 është - 0,4 %.

Ndryshimi vjetor: Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” shënuan një ulje me 3,6 %, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,0 % dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 2,1 %. Gjithashtu, çmimet në seksionin “Industria përpunuese”, me peshën më të madhe prej 90,6 % ,shënuan një ulje prej 0,3 %. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3,9 %, pasuar nga “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 3,2 %, “Përpunimi i tekstileve” dhe “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,9 % secili, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 2,8 %, “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 1,8 %, etj. Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” shënuan rritje me 3,1 %.

Bien çmimet e importit, por a kanë rënë çmimet edhe

Ndryshimi Tremujor: Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, çmimet në seksionet “Industria Përpunuese” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” shënuan ulje me 0,4 % secili, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,1 % secili.

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,4 %, pasuar nga “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” dhe “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve, prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 1,0 % secili, etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH