Vijojnë zjarret në pyjet e bjeshkët e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, ndërsa autoritetet lokale bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri.
Situata më e vështirë mbetet në fshatrat Petoç dhe Lajthizë ku dendësia e pemëve është shumë e madhe, e po ashtu territori i vështirë.
Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi në një reagim në rrjetet sociale tregon se, është kërkuar ndërhyrje e menjëhershme nga ajri.
“Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrëfikës dhe pyjor por dhe banor të zonës. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkis i janë bashkuar edhe forcat zjarrëfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri”, shkruan kryebashkiaku.