Kjo është infermierja 28-vjeçare që u hodh nga pallati në Elbasan.
Klajda Shuli gjeti vdekjen e menjëhershme pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Mësohet se 28-vjeçarja ishte e martuar dhe nënë e një fëmije të mitur. Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit. E ndjera banonte me qira në katin e dytë në lagjen Visarion Xhuvani, dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, raportohet se është hedhur nga lartësia. Ajo ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të mitur 2 vjeç.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit”, sqaroi policia.