Aktualitet

Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, mësim online javën tjetër

Shkruar nga Liberale
Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, mësim online javën

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bën me dije se është vendosur që institucionet e arsimit parauniversitar të zhvillojnë mësim online nga data 15 deri në 19 shkurt.

Shkak për këtë vendim është parashikimi i IGJEUM për rënie të theksuar të temperaturave në vendin tonë, që është përfshirë që prej ditës së sotme nga reshjet e dëborës.

Njoftimi

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH