Aktualitet

Sherr në Bulqizë, goditet 45-vjeçari në servisin e tij

Shkruar nga Liberale
Sherr në Bulqizë, goditet 45-vjeçari në servisin e tij

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në qytetin e Bulqizës. Nga konflikti i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar që ndodhej në ambientet e servisit t ë tij.

Nga ana tjetër autorë të kësaj ngjarje janë dy vëllezër, me banim në Durrvs e Bulqizë të cilët janë në kërkim tashmë nga Policia.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).

Këta shtetas me datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH