Ndërkombëtare

SHBA ndalon përdorimin e TikTok

               Publikuar në : 17:19 - 01/08/20 liberale

Në Shtetet e Bashkuara nuk do të lejohet më platforma TikTok. Lajmin e konfirmoi vetë presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se rrjeti social kinez, përmes të cilit mund të shpërndahen video, do të bllokohet në mbarë SHBA-të, përmes një urdhri ekzekutiv.

“Për sa kohë TikTok është shndërruar në një shqetësim, ne do ta ndalojmë në mbarë Shtetet e Bashkuara. Për këtë do të firmos një urdhër ekzekutiv”, u shpreh Trump.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë shprehur shqetësimin e tyre për aplikacionin, në zotërim nga firma kineze Byte Dance, pasi mund të mbledhë të dhëna zyrtare të shtetasve amerikanë për llogari të qeverisë kineze. Por, akuzat janë mohuar nga vetë kompania TikTok. Në vetëm pak muaj, mbi 80 milionë amerikanë kanë shkarkuar në rrjet këtë aplikacion.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e tensioneve gjithnjë në rritje mes Kinës dhe SHBA-ve për disa çështje, mes tyre ato tregtare mes dy vendeve si dhe akuzave të administratës Trump për mënyrën sesi kina u përball me pandemisë koronavirus.

TikTok është aplikacioni që po shndërrohet muajt e fundit në një sensacion në rrjet, edhe pse qarkullon prej vitesh, kryesisht mes të rinjve.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back